SY MË SY ME DALLGË DETI
Mos me prit ne pentagrame,
kur heshtja ka grisur cdo fjale!
Anijen e madhe te trendafilave
e varrose ne fund te detit…
S’u shkepute kurre ,nga avulli pa ngjyre.
Mbete edhe bije-skllave, e termetit.
Te bukurat e shpirtit,
mos me thithni lotin!?…
Cdo sfond me duket
dore e prere ,mbuluar me bore.
Miliona germa dashurie
s’me dhane asnje cast ,
celsin e Eseninit dhe puthjen e Homerit.
U treta…Ngela sa nje ngaster!
U bera dhe skelet shkretetire…
Po, nga oazet e shkretetires
te solla burimin me te paster.
Mos me prit se, ne, cdo prite
heshtjen e pa lindur ke kerkuar
edhe ne qepallat e syrit!
Do te fle nen deget e lisit,
qe te leshoj dege e rrenje te reja .
Nje dege do t’a rris per ty,
Rrenjet jane pergjegjsia jote!