TANGO PËR KËPUCËT E RËNDA nga Elham Pasha

Elham Pasha

TANGO PËR KËPUCËT E RËNDA

Nese zjarrin tend e mbuloj me hi,
mos u rreshk ne grima e rima…,
se nuk jam i shuar!… 
Zemra luan nje tango pa vitrina,
ne folen’ qe kam ne gji.
Larg vetetimave…
Vetem me ty.

Shpuze e buze… midis tyre ,
le t’vallzojme gjithe naten !
Dita ka per detyr’ te pastroi tapetet.
Tapetet edhe sepetet…

Nese e perziej, shpuzen tende,
me mashe e pa afsh,
nuk do t’thot se une jam tretur,
por syte tane, neper yje ,
pengje kane mbetur…

Eshke e strall me xixa…
Pa ta, eshtrat s’kane fosfor ,
ne varret pa grila.

Nese zjarrin tend
e mbuloj me vello te bardhe…
Dihet; kam vdekur,
me lekuren ende te gjalle…

Shpuze e buze…
Gjuha midis tyre –
tango me kepuce te renda,
qe te mbrohet edhe kenga .

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.