TE DUA nga Jeton Shehu

Jeton Shehu

TE DUA

Te dua,
ah, padyshim qe te dua,
endesh e banon brenda ne mua,
ne jeten time si nje diell u shfaqe ti,
brenda nates sime me shume se nje yll,
me shume se nje hene qe lundron e trishtuar,
ne detin qiell…
Vetmise se perjetsh’me duke i kenduar….

Te dua,
vertet te dua shume,
ti brenda meje vershon si nje lume,
qe perplaset plot force ne skajet e shpirtit tim,
ti je oqean qe nuk ka fund e fillim,
e une ndihem nje bulez prej teje i rrethuar,
e sa me shume te te kem, aq me shume te dua….

Te dua,
asgje nuk dua keshtu si ty,
ti je loti qe me ndrit ne sy,
aty ku rrezet e diellit thyhen plot me deshperim,
atehere kur te kam larg ty shpirti im,
ti je buzeqeshja qe me ndrit ne buze,
ti ma ke vesh´ shpirtin, sikur trupin nje bluze,
me ndjenja e thurrur …
… Ti je c´fare ndiej, e fluturon me mua,
ah, me gjith forcen e shpirtit o shpirt ty te dua !…
… Moj enderr e bukur !…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.