TE KISHA THËNË nga Riza Çato

Riza Çato

TE KISHA THËNË

Të kisha thënë,
mos më duaj kaq shumë,
lër pak vend, për një kohë tjetër,
nuk dihet se ç’ndodh,
tek ti a tek unë,
nuk dihet ç’sjell jeta
e pa shkruar në letër.

Të kisha thënë,
për zëmrën që rreh si tërmet
dhe trupin
ta lëkund, si varka në valë.
Të kisha thënë,
njeriu në jetë çfarë s’pretë,
ka ndarje,
zënka që askush s’u del ballë.

Të kisha thënë,
dashuria djeg troje,
hap varre e përmbys qeveri.
të kisha thënë,
mos i thyej rregullat e kësaj loje
se pa dashje,
mund të digjemi të dy.

Të kisha thënë,
por e more fare lehtë,
si një valle,
që të pëlqen e s’do të ndali.
Të kisha thënë,
që dashuria është një vullkan i nxehtë
dhe llava e ti,
djeg dhe maja mali.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.