TË KUJTOJ nga Riza Çato

Riza Çato

TË KUJTOJ

Të kujtoj,s’e di dhe ti,
atë ditë gjelbërimi.
Si rreze flije në sy,
përmbi mal si perëndimi.

Më kujtohet nuk flas kot,
lëndina me lule shqerra. 
Një petale,ah o Zot,
më dehu më shumë se vera.

Ajo lule më kujtohet,
varur gjoksit si një pjergull.
Jo pa të nuk mund të rrohet,
gjithë jeta të shkon si mjegull.

Nëpër erë pikonte vesa,
ikte nata pa sinjale.
Na përgjonte debulesa,
si fallxhorka, kur hedh falle.

Ndofta ti a ndofta unë,
rrimë kujtojmë ëndrrën tonë.
Lëndina kujton më shumë,
zërin e ngreh si jehonë.

Ja këto quhen gëzime,
kthimi prapa nëpër mote.
Tani të flas me rënkime,
siç më puthje ti zotrote.

Të kujtoj,s’them gjë për ty,
sa herë prek një lule shqerrë.
Krejt pa pritur lind në sy,
një lëndinë me gji plot verë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.