Të mos ishte poezia nga Feti Zeneli

Feti Zeneli

Të mos ishte poezia

Pablo Neruda:
“Poetët dashurojnë gjithë jetën”
Me krahë të artë gjethesh ikën vjeshta,
Dhe drurët e pyllit i lë të trishtuar,
Kështu ike dhe ti dikur nëpër rreshta,
Të një poezie që qan pa pushuar.

Të mos ishte poezia, për ty kush do qante
Në një stinë që jetën ta zverdh përditë?
Të mos qe poezia, cili shpirt do vuante
Sikur ta kishin mallkuar gjithë Perënditë?

Emrat e përveçëm të vrarë nga harrimi,
I mbledh e i ruan pa bujë poezia,
Ashtu siç të ruan ty sot mallëngjimi
Tek kënga e vjetër ku më rënkon rinia

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.