TE SHKRUAJ nga Jeton Shehu

Jeton Shehu

TE SHKRUAJ

Te t’shkruaj dhe sot e dashur …
Sa e cuditeshme q’eshte kjo bote,
ti qendron larguar … dhe une ndiej ftohte !…
… Te t’shkruaj e dashur,
me ato fjale qe nuk ti thashe dot kurre,
ah, kjo bote sikur u shkretua,
e ne kembe nuk mbeti as nje gur’ !…
…………..
… Sikur …
…Vertete, poezite e mia t’i kishe lexuar,
te mund’ te lundroje, te notoje ne to,
brenda tyre te kishe depertuar,
do te gjeje veten kudo, ngado ,
copeza te tuat, te veshura nga fjale,
nga ato me te emblat, prej shpirtit dale !…
………………..
Mos ma vij re,
por me pelqen te trishtohem per ty,
te ndiej vertet se si te dua,
edhe pse ndoshta nuk do te ndeshemi me,
ti do te jesh, deshire nder mua !
… Po te shkruaj dhe sot e dashur,
me fjalet qe dot nuk u thane,
Kujtimet me nuk ngrohin,
thjesht lundrojne ne tavan’,
hena nga dritarja kundron e trishuar,
buza ime per tenden, ndihet permalluar !…
……………….
Kalon koha, e di !…
Ndaj une kur te shkruaj, perjetesi kerkoj te t’jap,
te vij te t’lexoj, sa here librin e jetes t’hap,
shenuar ne nje bllok, ne fund emrin tend’,
te vij te te takoj ne po te njetin vend,
ne po te njejten strofe, perplot’ me ty mbuluar,
fshehur pas cdo fjale , pas cdo germe te shkruar !…
…………………..
..Koha kalon, e di …
… Do te venitem e dashur, ylli im ka per tu shuar,
dhe vete jeta do ti perkasi kohes se shkuar,
por do te ngelet pas dicka nga une e ti,
ne nje varg te shkruar, ne nje kenge, a poezi !

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.