TË SHOH nga Jeton Shehu

Jeton Shehu

TË SHOH

Të shoh,
përtej lotit që rrjedh ndrojtur në faqe,
përtej mendjes që kërkon arsye dhe shkaqe,
vetveten për të parë !…
… Të shoh,
përtej perdes së hekurt të urrejtjes,
që turbullon, mek e venit ndërgjegjien…
… Ah, sa shumë që kam vrarë !…

Të shoh,
jetën që shkela, e ma shkelën me këmbë,
ëndërrat që vrava, i shqeva me dhëmbë,
e s’u kërkova dot falje,
Të gjej,
atë, të bukurën, të trishtën Hënë,
që gjithmonë krahë meje gjente një vend,
e disi e ndrojtur më puthte në faqe !…

Të shoh,
Lotin tim në buzët e zbehta të Hënës,
atë mavijosjen nga meraku i nënës,
nëse, unë humbisja në natë…
… Të ndiej,
Dhe njëherë melodinë e trishtëmbël të këngës,
që puthte gjurmët e lënë pas këmbës,
tërhequr prej dhimbjes zvarrë…

Sepse,
prej luftës me botën, me Jetën e veten,
sistemit qe ushqehet e ushqen urrejtjen,
viktima e vetme, vetëm unë,
ëndrra të bukura qe prishen, kalben e treten,
rrugëve si eshtra të pavarrosura mbeten,
dhimbje pas dhimbjes, një dhimbje më shumë !…

Të shoh pra veten, viktimën e vetme,
ëndërrat që më humbën, e ngelën pas,
t’u kërkoj falje, e prej shpirtit t’u them,
Se mësova në fund, si të mos vras!…
Ëndërrat e mia, jetën time,
mos ti shes më në pazare me urrejtjen,
e nëse hapat m’i udhëheq dashuria,
gjurmët e tyre të gjalla do të mbeten !…

Të shoh,
dhe shkëlqimin e fundit,
të një sistemi urrejtjeje, në urrejtje si vdes,
errësirën e tij tek do shuhet së fundmi,
prej lindjes së diellit, buzëqeshur një mëngjes!…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.