TË VRASESH NJË GRUA nga Bruna Gjoni Prevathi

Bruna Gjoni Prevathi

TË VRASESH NJË GRUA

Ti,  mund ta vrasesh lehtê një grua,
Do mjaftonte ndoshta vetem nje fjalë.
Mbi tē do lëshoje të gjitha mallkimet
Nese s’do ngjizej nga trupi yt, trupi i saj.

Ti, mund ta shesesh lehtë nje grua,
Do mjaftonte vetem nje dehje ne tavoline.
Mbi te do te beje pazaret e gjithe botes,
E ne fund mbingopjen do ta lije pa cmim.

Ti,  mund ta besh pis nje grua…
Do te mjaftonte vetem nje dorë baltê.
Por harron se ajo mrekulli me emrin grua,
Te beri te ndiheshe mbret i saj ne shtrat.

Ti mund ta shkelësh me këmb njē grua,
Mund ta dashurosh vetëm pēr një nate.
Por ajo di te jete Nene, di te jete Grua
Di te ngrihet pa ty ne vetevete prape.

Ti, mund ta tjetersosh lehte nje grua,
Ti jepja pak force brishtesise qe ajo ka.
Dhe do te shihje se si forca qe ti i dhe,
Do te te bente ty mbreterim te saj.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.