TEK BAR MESNATA nga Jeton Shehu

Jeton Shehu

TEK BAR MESNATA

Hej kamarier, me sill nje dopio nate …
… Ose, me mire nje shishe me sill´…
Apo me mire te me sjellesh nje arke ?…
… A naten te gjithe ?!…

Me sill nate nga ajo e errta fare,
nat´ nate, ball kazani,
aty ne nate dhe une te fshihem,
sepse sot me digjet xhani …

… Ma sill naten ashtu shqeto ta pi,
mos ma shoqero me yje a me hene,
ma sill te erret ne mes stuhish,
ma sill aq te erret se nuk me ben´ dem !…

Nat´ pas nate, ne nat´ te tretem,
nga dhimbja e trishtimi te fshihem neper nat´,
ne erresiren e heshtur shpirtin tim ta zhys´,
e mos te shoh me fare, se sa i vetem jam …

Me sill´ kamarier ti sot nat´ pa fund´,
ashtu i heshtur mes nates te humb,
deri sa te vije dita, si naten te me fshij,
te me shuaj dielli me rrezet e tij´,
si nje gote nate te behem dhe une,
nga buzet e dites te pihem me fund´ …

E ashtu si nata pas nates te humbas …
… Hej kamarier …
… Sot me sill vec nat´ !…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.