TEK SHESHI “SHTRAUS” nga Lida Laze

Lida Laze

TEK SHESHI “SHTRAUS”

Nden kumbullat e kuqe
ne ndenjesen e drunjte 
qante nje burre

Ne ndenjesen perbri
nje shok i tij
plagen e hapur 
nga renia e lire e nje petaleje
lante me lot.

Pakez me tej
nje tjeter burre
monedhen e vetme
ngjitur si ne tutkall 
ne astarin e xhepit
se nxirrte dot.

Me tej nje tjeter
pastaj nje tjeter
dhe nje tjeter….

Te ndenjesja e fundit
Bukowski i dehur
mermeriste si papagalli
“Ku ka burra sot…!?”

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.