TESERA (fabul)
Një ujk, që ish ngritur herët,
Edhe bridhte nëpër malet,
Në një rrugë, ç’e zu të dhje#ët
Dhe në çast u ul të falet.
T’i japë fund, atij proçesi,
Duke fshirë ngadalë menderen,
Fat i keq, ç’e ndoqi tersi,
Ngatërron gjethen me teserën.
Ulëriu, sa u tund Toka
I ra ballit “Mos çfarë bëra!
Njëzet vjet e nderoi koka,
Për një çast e ndyu vëra”
Dhe me shpullë i bie sumës;
“Je me fat me paç uratën!
Se po t’ish Parti e Punës,
S’dihej, ku do bëje kakën
Ajo kohë, ish kohë me huqe,
S’ kishte vickla, s’deshte naze.
Për të marrë teserë të kuqe,
Bëje punë e bëje stazhe.
Ç’ta kujtojmë, si qe e para
Që në punë na mori xhanin.
Ndër aksione, nëpër gara,
Domosdo, do bënim planin.
Për të marrë teserë të kuqe,
Eh ç’të hiqte prapanica
Rrallë e tek kishte kolltuqe
S’kishte shqelma, s’kishte vickla.
Komunizmin sa gremisëm
Fap “te kuqen” unë e shkela
Rrugën tjetër pastaj nisëm
Pelivanër përmbi tela
Për kaq gjë, morëm të dytën,
Por ti sot e menderose,
Dy tri herë e zbraze tytën,
Dhe pastaj jo, më nuk sose.
Nuk harrohen, jo momentet,
Kohët, kur ne bënim pallë,
Tek rrëzonim monumentet,
Me një pordhë, me një fjalë.
A të kujtohet moj teserë!
Si me ty, filloi shkëlqimi
Edhe jetës m’i dhe vlerë
Domosdo, që prej fillimi.
Ajo kohë, ish kohë e artë,
Jo nga mëndja, nuk më hiqet.
Teksa bridhnim posht’ e lartë
Ndanim postet dhe ofiqet.
Na u rrit dhe dinjiteti
Vumë dhjamë, ritëm lëkura
Morëm mandat deputeti
Nëpër shtatë legjislatura.
Bëra pare, mora prona.
Ngjita shkallët në karrierë
Mora tituj dhe diploma,
Moj teserë ! Moj teserë!
Nuk harrohen, jo momentet
Kohët kur ne bënim pallë
Ndërsa binin monumentet
Mbetëm ne, heronj të gjallë.