TI SONTE NUK JE nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

TI SONTE NUK JE

Ti sonte nuk je. I thamë të gjitha pa thënë asgjë,
As patëm për të thënë që ç’ke me të,
As kemi për të thënë, ta dish, më asgjë.
Asgjë nga thëniet që do të dëgjoje,
S’po të them.

Vetëm se kjo hënë,
Vetëm se këta yje,
Vetëm se këto rrugica,
Kjo erë, kjo bahçe me limonë,
Ajo lagje me shtëpi të bukura dhe drita të ndezura,
Ja këtu, këtu në gjoks,
Këtu te zemra dhe tek e qeshura jote.

Asgjë.
Vetëm se ky traget nesër
Niset për në bregun tjetër,
Vetëm se deri nesër u  bë vonë dhe ky është traget i bregut tjetër. 
U bë vonë, dua të them të nxitojmë,
Është koha për të fjetur.
Dua të të kujtoj dhe një herë tjetër, është vonë, është ora për të heshtur.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.