NJË QIELL PËR SHPIRTIN TIM nga Mimoza Leskaj

Mimoza Leskaj

NJË QIELL PËR SHPIRTIN TIM

Ballëpërballë së bashku rrimë,
si dy fajtorë, dy të paditur,
s’ta fal këtë çast, këtë psherëtimë ,
që gjoksi yt nxori papritur…

Nuk e kuptoj këtë çast dobësie
dhe sytë e tu krejt trishtim.
Unë të dija një qiell lirie
ku të shëtisja si zog të lirë.

Unë të dija…  s’të dija ndryshe…
Por shpesh fasadat janë tinzare,
ti je krijesë vrarë nga vetmia,
Që më vetminë s’ke lidhje fare.

Më jep pak gjoks ku të mbështetem,
kaq shumë për ty, ti ke nëvojë,
t’ia prish fjalën kryq vetëvetës
“spse s’po di si të të dashuroj…”!

Ti nuk je shkëmb, ti je prej reje,
mirazh që shfaqet një moment,
por unë nuk e falë dot ofshamën tënde
që më trondit si një rremet…

Ballëpërballë së bashku rrimë,
si dy fajtorë dhe mëkatarë,
ti s’je një qiell, por një zhgënjim,
por jo, ti je një qiell për shpirtin tim.

TJEGULLA T’THYEM

Tjegulla t’thyem.
T’gjysmun!
…m’shtjell prej mykut
munohen me mbajt çatinë.
Kohrash t’errta e t’zymta,
t’heshtuna,
historise!
As flasin e as bajn za,
veç presin!
E n’pritje, plaken,
vdesin!

N’jashtu t’mykuna!

SHKËLQIMI DHE RRËNOJAT E QYTETIT TIM

I mbushur me dasmorë qyteti im
Janë dasmorët e një vere të nxehtë
Rrënojat e tij janë si një kthim
Me heshtjen e gjatë të historisë që flet.

Kavalierë të heshtjes muret e rrënuar
Damat e tyre në shkëlqim me drita
Qyteti im me halle harruar
Një shkëlqim i vogël, mbushur me çudira.

Daullet e verës e nxisin të kërcejë
Mbulojnë padashur jetën me halle
E c’gjuhë do flitesh në Dyrrahun atëherë
Ndërsa kohën një det e ndante?

Shkëlqen qyteti im në çdo rrugicë të saj
Rrënojat antike ja bëjnë me dorë
Lotojnë mes nesh pa thënë asnjë fjalë
– Ehh ç’kohë e largët, mbetur në rrënojë!

Lëreni o njerëz qytetin tim të flasë
Në trup mbanë plagë që shumë i dhembin
Historinë e ka me gjuhë të lashtë
Shkëlqimi dhe rrënojat dot s’ mund t’ia shembim!

QYTETI I HELMUAR

Nata nuk e ftoh më, qytetin tim të helmuar
Është dorëzuar tashmë, ka shumë kohë
Lindja e diellit, përplaset dëshpëruar
Duket sikur të gjithë, janë mbledhur në mort.

Barkmëdhenjtë çuditen, sa shpejt u rrumbullakosën
Mbi tavolinë përplasin grushtin, si të fortë
Qyteti mes muresh, rënkon si i burgosur
Një shtresë pështymjesh, zë kore mbi tokë.

Vesa e mëngjesit, si pacient terminal
Duket sikur shkruan, orë psherëtimash
Diku larg, shumë larg, një dallgë mbi oqean
Tundet fort me zë ulërimash.

Qyteti im i bukur rënkon si në mesjetë
Mes pluhurit vrasës dhe tinguj të fortë zhurmash
Një moment përmbytet, një çast dielli e djeg
Barkmëdhenjtë ndihen, në kafaz pëllumbash!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.