Toka ime…
…ti, je toka ime.
Sa të punova(!),
pari të mbolla me puthje, pastaj të mbolla me vete…
u plaka.
Toka ime,
do të vdesim bashke.
Puthje, pa fillim
…vazhdoj të puth, “pa fillim”,
kurrë nuk m’ u kujtua hera e parë,
vec zjarri i madh që ndezën buzët,
dhe “drutë” në flakë që ishin akujt!
Eter
…perqark meje ka jetë, jetë ka edhe brenda meje,
ndaj qytetin tim e nderton puthja, dhe pse tundimi e shendrron në kafshim.
Për këtë puthje vijnë nga e kaluara edhe dritat e yjeve,
ani pse nga e sotmja vjen drita e diellit, vjen se fsheh daten time të lindjes.
Per këtë puthje neper kudo vrapon eteri,
por ai që më shkruan poezitë në rasën e ndjenjes, nuk është…
Ah, ti varri i Rreshpjes sa i thelle që je!
Shoket i kisha përpara lindjes sime,
por ata nuk linden kurrë.
shkoj tani, por bari ku shkel me kembet dhurate, ka mbire pikerisht ne rruget e shekujve nga erdha…