TRAPI I LANËS nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina
  1.   Në Rome

-Akoma s’ta kanë dhënë shtetësinë?
-Jo, përgjigjet tjetri.
-Po atij, Kristofor Kolombos ja dhanë për një ditë edhe
pse s’dinte fare italisht.
-Eh po Kolombo zbuloj një Amerikë, po unë çfarë të zbuloj?
-Thuaj sa janë TËMULUTË.

  1. Në Sauk

Në një lagje të Tiranes gjeten një qenie që ngjante herë si qen e here si ujk.
Thirren Trapin e Lanes dhe e pyeten:
-Çfarë është?
-Në ç’farë lagje jemi këtu, – pyeti ai.
-Në Sauk,u përgjigjen ata.
-Atëherë s’a ujk, – tha Trapi i Lanes.

  1. Në Amerikë

Nga Amerika, Trapi i Lanës pyet kunatën:
-Mirë jeni të tërë?
-Mirë, mirë u gëzua ajo nga kjo telefonatë e largët amerikane.
-Fëmijët shkojnë në shkollë,
-Shkojnë dhe mësojnë mirë, njëlloj si ju në Amerikë.
-Po Tarja shkon akoma në shkollë – u kujtua ai për kunatin që punonte si mësues dhe ja kishte sjellë në majë të hundës…
-Posi, – ja ktheu ajo, do ti flasësh?
-Jo, jo, por me thuaj në ç’klasë është sivjet?

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.