- Slajd
plagët dhembin më shum’ në pranverë
kur lulet zhvirgjërojn’ ngjyrat dhe aromat-flladet
zgalemët- rimat e detet- sonetet
ah, se jam me plagët që na mbajnë gjallë
me mallimin e ri, vuajtjen e re
me ashklat e afshta të ashkut të valë
plagët dhembin më ëmbël në pranverë
kur gazelat zhvirgjërojn’ agimet e ndriçimet- fjalët
zgalemët-rimat e detet- sonetet…
- Motiv çam
e në të putha
se çë të bëra
veçse zemrën time dogja
se dritë, se lot
ç’të pikon gjith’ mall
pikë-pikë në hov
se në të putha
e çë të bëra
veç zemrën time, ah, që dogja…
3.
Synej, maj
në kaq dritë
duken më ëmbël të zez
korbat që thyejn’ stalagtiket
ajri të qelqtë
me klithma
jonxheve pa anë
çlirom’ bukuri nga këto këngë
sikur edhe duke më vrarë…