POEZI nga Remzi Limani

Remzi Limani

1.
ANULIM…

Të lutem!
Refuzoje kërkesën time
për të fshirë gjithçka timen.
Vishe fustanin e kuq,
atë të dasmës së fundit.
Vishi dhe dy gishta brekë blu.
Dil nga mendja ime
dhe mbylle derën nga jashtë.

2.
NËSE…

Më kujto nëse më ke dashur.
Nxirre një britmë gruaje nga gjinjtë,
le ta ndjejnë gjithë pritjet e mia.
Nëse s’më ke dashur, mos bëzajë
lëshojë perdet e natës sate,
më hidh krahëve errësirën time.

3.
ÇIKIRRUSHE

Gjithmonë e fsheha bukurinë tënde, 
sepse desha të të ndjej vetëm unë 
dhe askush tjetër.

Ja pse të kam quajtur ciganja ime e bardhë, 
sepse ishe kënga ime më e bukura 
e kënduar rreth zjarreve të netës cigane.

Të thirra çikirrushe dhe princeshë,
sepse të paramendoja të vetmën krah meje,
bukuri e netëve të stolisura me hënë,
mbrëmjeve festive me balona të mbushur qiellit.

4.
Mos…

Ti,
drita ime
mos
këko
të pikturoj
errësirën
time.

5.
Mos u vish me emër tjetër…

E vërteta je Ti
mos i vë emër tjetër pamjes sate
unë do të vazhdoj me ëndrrën për Ty

Nëse mund të kthehem tek Ti
do t’i kap duart të t’i puth të bardha

Unë do të vazhdoj me besimin tim
për të parë qiellin e varur mbi Ty
Ti mos luaj me shtërzimet e rreme
unë dua t’u besoj dhimbjeve të mia

Ti je e vërteta në ëndrrën e dehur
mos i vë emër tjetër kërthizës sate
pash atë diell varur në gjokset Tua
preke ëndrren time mbi ballin tënd
për një çast fryme njeriu në Ty
më bën të ndihem i lumtur krah Teje.

6.
Mëngjese të kulluara

Unë,
vetëm po e qaj atë
sepse e njoh vetëm atë që e dua
unë s’mund të qaj një fytyrë tjetër
dhe nuk e di nëse ajo e di
sesi pëkundet dhimbje ime

Ajo
shtriu sipërfaqen e dhimbjes
pika – pika mblodhi një lumë
një lumë lot mëngjese të kulluara.

7.
MË DUHET DHE FRYMA JOTE

O grua e çmendur nga unë
sa shumë po rritesh brenda meje
nuk e beson të ta them
nuk po të zë dot fryma ime
më duhet dhe fryma jote e thellë
të frymojmë së bashku të vakët

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.