TRE POEZI TË JANIS RICOS nga Dhimiter Çanga

Dhimiter Çanga


MASË E THJESHTË

Në male rrinë erërat,retë ,drurët(pemët)
Ai rri këtu poshtë në fushë,me shtëmbën e tij
me bukën e tij që brumosi vet.Në supin e tij
shtresa-shtresa precipiton ajëri.I duron.
Me durim me biçakun gdhënd në bastunin e tij
histori të mëdha nga drurët.
Nuk do ta ndërronte vendin e tij as me malin më të lartë.

PUSHIME

Dy dyer të hapura drejt në qiell.
Në korridor të braktisura shporta agrare
me shufra e gjethe hardhish .Emra fëminore
kajsi,pjeshkë ,rrush,dardha ,fiq,
me aromën e tyre të veçantë ngjyrosin
një rruzull të madh qelqi rrotullues
si globi me ngjyrë në vendin e shkollës se mbyllur,
dhe nga jashtë gjinkallat rebele të recitojnë
të njëjtat dhe të njëjtat vjershat e tyre-jo për provime

FRYMËMARRJE MËNGJEZORE

Dita është ndërtuar nga lart deri poshtë me harabela.
Dritaret të lëna brenda dritës si gjemitë.
Një bletë fle sipër në një gjethe.
Gruaja nuk doli nga shtëpia.Sandalet e saj,
të harruara që dje mbrema në bregdet,
frymojnë qetësi, një dritë të kaltër me një flutur të verdhë.

Shqipëroi Dhimitër Canga

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.