TRIPTIK nga Tonin Nikolla

Tonin Nikolla

TRIPTIK

  1. RRËFIMI

Kurrë nuk jam krezmuar!

Rrëfimin në kishë nuk ma pranojnë.
Zgjodha një gur të bardhë në mal të lindjes,
ta gërryej me fajet e mia…

Lisat ulën kokën të turpëruar.
Gurrat shterrën burimet.
Zogjtë këputën këngën…

Dheu i kuq,
rrëshiti poshtë prej dhimbjes…

Era,
veç kallamishtet flladiti
dhe shelqet,
në breg të Drinit….

Eposi im tragjik,
i RRËFIMIT…

  1. DEHU!

Pi një gotë të dehesh sot,
me një pije të panjohur…
( jo drogë, prite zot…!)
Ndoshta , një lëng të stërlotur…

Për të kuptuar, brenda teje,
vlon…dhe botën vesh me avull….
Siç vesh globin një shtëllugnë reje,
herë hedh shi, herë gjuan akull….

Pastaj shkruaj pa kuptuar,
disa fjalë, si të të shkrepen…
Nëse janë dashurie,
bërtit fort, isha e dehur….

  1. ZOT, MË RUAJ…!

ZOT, më ruaj,
nga vëllai i rremë…!
Më fëlliq gjakun
nëpër rrema…

Zot, më ruaj
nga shtrati i butë,
i gruas së huaj…!
Lërmë larg saj!
Ani,
pse vuaj…

Zot, mos më braktis,
kur i rrethuar të jem,
nga njëmijë dhëmbëshkulur,
që tentojnë të më bluajnë…

Ti e di!
Të lutem rrallë!
Por vërtetë.
Kur kam….hall…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.