Trishtim
Kur rrugë rrebele na ra në mes
Më humbe nëpër sy,
Tani gjithë varkat në breg po pres
Por nuk të sjellin ty.
Dhe netët vinë, sa mot i ngrirë
Ky akull qenka trashur,
Të rri a nisem, ç`më bjen më mirë
S`e di ç`të bëj e dashur.
Mos vallë një lum të ec ndër deje
Në vend të t`kuqit gjak,
Të gjitha udhët t`i nis drejt teje
Njëqind më duken pak.
Sepse ti s`flet, as çon një letër
Po ku je strukur vallë,
Do merrja frymë se jo gjë tjetër
Kur t`ndjej që rron e gjallë...