TROKITJE NDRYSHE nga Enrieta Sina

Enrieta Sina

TROKITJE NDRYSHE
-tregim-
Ai ishte student, ajo gjimnaziste.Jetonin në dy lagjet e atij qyteti bregdetar dhe njohja kish qënë e rastësishme.Ai, Elberti ishte student në inxhineri mekanike. Djal i vetëm i një nga familjeve që nga zërat e pëshpëritjet në qytet, ishin me të aratisur politik. Shkak për njohjen mes tyre ishte bërë i ati i Elberit, Thanasi. Ai punonte si ekonomist në një ndërmarrje prodhuese të qytetit. Kalonte përpara shtëpisë së Sonjës mëngjezeve me biçikletë. Jo rrallë kish rastisur të shiheshin dhe burri e përshëndeste me një përkundje të lehtë koke. Për këtë i foli dhe nënës së saj.”Ah, janë goxha familje. Thanasi është ekonomisti më i mirë i qytetit. Punon me Bajramin dhe njihemi familjarisht. Të përshëndet se di ku respekton…Prej atëhere Sonja ishte më e vetëdijshme për t’ja kthyer përshëndetjen. Një mbasdite ajo ishte në bibliotekën e qytetit, siç bënte zakonisht për të dhënë dhe marrë librat që lexonte. Thanasi ishte aty me Elberin. Sapo e pa Sonjën e përshëndeti dhe e prezantoi me të birin.Në të vërtetë nuk ngjasonin pothuajse fare me njëri-tjetrin. Ai ishte një djalë simpatik, me një fytyrë të tërhequr, pothuajse kockore, vetulla dhe sy të zinjë por shumë të harmonishëm. Mënyra se si fliste tërhiqte bukur tiparet dhe cipën e hollë të lëkurës së roztë.
“Elberti është student në inxhinieri ndërtimi…Besoj se dhe ju do të vazhdoni Universitetin?, pyeti Thanasi.
“Po, u përgjigj Sonja. Këtë vit do të vazhdojë gjuhë-letërsi…
“Shiko sa mirë. Do të jeni të dy bashkë…
Elberi vuri sërishmi buzën në gaz. Të njëjtën gjë bëri dhe vajza.Prej asaj mbasditeje takimet e tyre si të rastësishme po bëheshin më të dëndura.Aty, tek shkallët e bibliotekës së qytetit Elberi i dha Sonjës dy vëllimet e “Gjeniu”.”Është një nga shkrimtarët amerikan që mendoj se do ta studiosh në fakultet. Por ta lexosh këto ditë bën mirë apo jo?…Atë mbasdite Elberi i kish folur Sonjës më gjatë për familjen e tij. Se si qysh nga lufta, gjyshja dhe të afërm të tjerë kishin mbetur përtej kufirit , në Greqi.Është kjo e meta e politikës sonë…dhe asgjë tjetër…Të dy prindërit kanë qënë gjithnjë në punë të shtetit dhe për mua kanë bërë shumë…
“E kuptoj. Ne duhet t’ia shpërblejme prindërve tanë, tha duke buzëqeshur.
“A ndodh kjo?! A mundet fëmijët t’ja kthejnë dot deri në fund të jetës mirësitë prindërve…?, pyeti qetë duke e vështruar qetësisht.
“Të paktën të mos u krijojmë probleme, i tha me bindje për këtë.
Shtatori erdhi shpejt dhe ata të dy u nisën me autobuz për në Tiranë.E ëma e Elberit i fali një palë çarçafë të qëndisur bukur Sonjës si kujtim për fillimin e studimeve.Shumë herë i thosh se e donte si vajzën e saj.
Mes dy të rinjve ishte një lidhje e lehtë, e respektueshme me ndjenjë të pashprehur por të bukur. Ai i tregonte për njohjet e tij me djem dhe vajza dhe kërkonte prej saj të mësonte të njëjtën gjë.
Ishte natë dhjetori. Xha Thanasi kishte ardhur në Tiranë , në Qytetin e Studentit për tu takuar me të birin. Prej aty, bashkë të dy u ndodhen para godinës numër 20-të ku ishte Sonja.I ftoi të dy të rinjtë të kalonin darkën bashkë. Sonja veshi pallton e madhe, hodhi shallin qafës dhe nxitoi për të qënë në krah të tyre. Atë natë biseda mes të treve u bë edhe më e afërt. Ai, xha Thanasi mezi priste që ata të dy të mirrnin një vendim të ri për jetën e tyre të përbashkët..
“Po ne bashkë jemi, ia kish kthyer Sonja me të qeshur. Rëndësi ka që jemi mirë apo jo?
Elberti vetëm kish vështruar sa majtas-djathtas dhe i kish prekur majat e gishtrinjve të dorës së shtrirë mbi tavolinë.
“Sikur ta bëni Vitin e ri tek ne?, këmbënguli Thanasi.
Ata të dy kishin parë në sy njëri-tjetrin Pastaj,. Elberi pothuajse i skuqur i tërë në fytyrë duke vështruar nga Sonja i kish thënë të atit:”T’ja lëmë kohës…!

Pas tre vitesh, kur Sonja ishte vitin e tretë dhe Elberi mbaroi studimet. Lidhja e tyre ishte pothuajse e njëjtë. E sinqertë, e bukur, ende e brishtë dhe ajo ndihej e pështjelluar nga një flahd joshës.
Ishte një mëngjes shumë i ftohtë dhjetori. Trungjet e pemëve vende-vende zbardhonin nga nja ngricërimë e lehtë, ndërsa degët ishin pothuajse të lakuriqta.Sonja kish dalë vetëm për t’i blerë një dhuratë për Vitin e ri mbesës së vogël. Nga pas dëgjoi disa hapa që po e ndiqnin. Përballet me një burrë rreth të dyzetave që s’ia ndante sytë.Bëri të largohet.”Ndonjë i njohur që s’po më kujtohet, mendoi Sonja. Kur ishte para kinkalerisë, burri e përshëndeti dhe kërkoi të fliste dy fjalë me të.
“Më falni pak, tha Sonja.
Me lodrën e blerë në dorë po priste fjalët e burrit.”Më fal, filloi ai. Ti je mbesa e Arsenit, sekretarit të organizatës bazë të Partisë në Drejtorinë e Përgjithshme….
“Po, tha ajo duke pritur të mësonte se çfarë kish ngjarë.
“Ndofta do të duket e tepërt, por unë jam i detyruar të ta them…Nuk ke pse shoqërohesh me djalin e një të deklasuari.E di mirë se ku e kanë emëruar. Dhe atje e kemi në mbikqyrje..Ti je në të tjera rrethana politike..Ke perspektivë të hapur..Je një nga studentet dhe aktivistet e rinisë Universitare.I dimë të gjitha..Por, me këtë djalë në shoqërim po e tepron.. Ata e kanë mendjen nga Perëndimi.Çfarë do di.Të mbarosh studimet e larta dhe të përfundosh në Spaç..Për kaq desha të të takoja…E kam për të mirën tënde..Ke një familje të nderuar..prindër të ndershëm dhe patriot…Hajde. Ditën e mirë!
Sonja po dridhej e tëra. Nga larg e larg i kishin hedhur fjalë dhe të tjerë për Elberin, por të vinin dhe të përgjegjësonin në këtë mënyrë?! U tremb. U shtang dhe këmbët s’po i bënin përpara.
Në mbrëmje, pothuase si zakonisht të shtunave Elberi e kërkoi në konvikt për ta takuar,për të biseduar Sa here që takoheshin ajo mësonte te reja prej tij..Sa shumë që dinte..! Por ajo nuk doli. U mblodh grusht mbi shtrat pa asnjë fjalë , duke i thënë dezhurnit t’i thosh djalit që e kërkonte se Sonja kishte shkuar në shtëpi.
Vetëm pak ditë dhe festa e vitit të ri ishte e pranishme në çdo familje. Në mbrëmje vonë në shtëpinë e tyre erdhi Kujtimi, djali i tezes që punonte në polici.
“E morët vesh. Thanasin e arrestuan..E arrestuar dje në mes të kolektivit. E quajtën “Armik të popullit”.
Të gjithë në familje mbetën të habitur. Në ndërmarrje thuheshin fjalët më të mira për atë burrë të qytetëruar dhe të ndershëm. Më pas ai sjaroi se Thanasi na paskësh bërë propagandë në ndërmarrje duke thënë se është më mirë të lulëzojë tregu privat, se njeriu duhet të jetë i lirë të zgjedhë dhe të vendosi vetë…
“Broçkulla, tha babi i Sonjës. Ia kishin vënë gishtin dhe nuk e lanë rehat…Po murit me kokë nuk i bihet…!

Sonja kishte ditë pa u takuar me Elberin. I erdhi keq për të, për nënën e tij. Si t’ja bënte që ta takonte? Të mësonte më shumë për atë burrë të dashur, të urtë dhe inteligjent?Për ate njeri të mirë! Natën e Vitit të Ri doli nga shtëpia duke i thënë prindërve se po shkonte nga shoqja e ngushtë Zana. Po kalonte rrugicën e ngushtë që lidhte dy lagjet. Nata ishte e ftohtë por me shumë yje. Qyteti pothuajse i heshtur. Secili festonte sipas mënyrës së tij në sofrat familjare. Sonja nxitoi me hap të shpejtë për në apartamentin e Elberit. I gjeti të dy nënë e djalë ulur duke biseduar. Kur e panë në derë shtangën.
“Më solle dritë dhe gëzim, tha gruaja.
Për herë të parë ajo mes lotësh e drithërrimave shprehu dashurinë. Nuk do të ndahej nga ai asnjëherë..sepse e dashuronte me mendje dhe zemër atë djalë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.