BURIMET E BRAKTISURA
Ato burime qe,ende kane mbetur
vllezer te gjelberimit,
jane ne prag te vdekjes ujore .
Ca curgojne si urinat e bebeve
ne gjum te thelle.
Pikojne edhe si loti i sorkadhes,
ne masakren e gjuetareve…
Ca burime kane mbetur
guacke shkretetire , ku xhvoshkin lekuren e tyre, neperkat e kruajne briret dhite e egra, me meshkujt e tyre te bute.
Keto burime kane fqinje
vetem vetmine e varreve,
me eshtra te thyera nga lopet e buta,
me pronare te eger.
Kercasin eshtrat e te vdekurve ,
si krisma e lisave kur rrezohen per toke,
ne kohen e nderzimit te lopeve…
Dhe ,pronaret e kafsheve godasin demat e eger,po, me eshtra te vdekurish!
Kjo kohe ,vetem me sy te fryre ,
mbi simetri te cmendura.
Ime eme zgjat eshtren e krisur
tek burimi me pika loti …
I lag buzen tim eti , si guall gjinkalle te plasur. Prane tyre eshte shtrire im vella ,
i ardhur me kalin e vdekjes,
nga shtate male e tre dete, kaptuar.
Cili dem i politikes do te fitoi tendrin,
per kufijt e fshatit tim!?
Edhe me tej, deri tek syri- gjeraqine!?
Ju lutem ,mendoni edhe per nje burim!
Ai,mund te shplai edhe kelliren tuaj ,
bashke me bajgen e lopes se bute.
TURTULLESHE PAGANE
Me ferferimen e thellezave…
Në gracken time,
ra nje turtulleshe, me sqepin
e pa gdhendur.
Shtate perendi pagane ngriten cadrat
permbi qiellin e nemur…
Fjalet u shkruan ne njemij e nje papuruse,
në çdo faqe guri, lekure dhe druri.
Vetetimat mbuluan paralelet e globit.
Pshertimat u futen ne shpellat me t’errta,
dhe zbuluan kodet e murgut.
Loti firmosi aktin e mos ankimit,
pushtoj krejt lumenjtë,
derisa, ne mes te janarit
Lindi prilli. Prill i ngrire…
Mua m’a muaren shpirtin
me paralelet e henes…
Dhe, po me meridianet e henes
me thyen eshtrat e kenges…(!)
Turtullesha, tashme me sqep te drobitur,
si beri dush me harta per gjeografine,
ne qafen e saj vari zemren time,
per te mbuluar e shitur biografine.
Thellezat, te lyera me kumtrin e yjeve ,
kruanin me sqepin e tyre,
dhembet e krimbura te perendive,
pa perendi!…
Mua, m’a pren edhe koken
dhe e varen nen krahet e turtulleshes,
qe te mos kisha edhe varr!
Thellezat, tashme e tutje do t’ kishin folen
veten mbi gure e nen gure.