U LODHA nga Bajram Torba

Bajram Torba

U LODHA

U lodha!
Nuk do te perplasem me si i marre pas malit,
Qe e gerryva gjer me tash me dhembe e thua,
Qe s’lashe fjale e sharje nga dhimbja e malli,
Qe rrokullisa fjalet, porsi guret qe perplas nje perrua.

U lodha!
Nuk do te endem me nder nete si hije,
( Gjer tani gjumin e kam bere te trazuar.)
Te shijoj serish perendimet dhe muzgjet kur bien,
Ah, keta agimet e arta i paskam haruar.

U lodha!
Une rebeli, qe fjalet ne fytyrat e te marreve i perplasa cdo dite,
Fjalet,qe me dolen nder ditet e vrerta,
Fjalet, qe s’mi degjuan lart as perendite,
Fjalet, qe si meteore u shuan neteve te erreta.

U lodha!
Eh, I lodhur jam vertete, nga fjalet qe hodha lume,
Ndoshta kerkova shume e fjala u be lakmitare,
Ndoshta duhet te futem ne radhen e zinxhirte dhe une,
E te hesht, te bindem, te perulem si dele manare.

U lodha!
Fjala ime porsi nje vare, nuk beri dot asnje plasaritje,
Tek kullat e cimentuara, qe si prej kashte me duken,
Ja, une mburracaku, qe u rropata, tani jam ne ikje,
Ti le valle ” cmendurite”…? Trupi se c’me dridhet.

U lodha!
Po rri dhe une te perzhitem nga djegjet e pendimit,
Nje tjeter tyl t’ia ve fytyres sime e te fershellej,
Te mos ushqej njerezine me qumesht zemerimi,
Buzeqeshjen e harruar prej dhimbjeve ne buze t’a ve.

U lodha!
Si nje vreshtetar, qe ia prishi bresheri pjergullat,
Ashtu m’u veniten, m’u vrimuan fjalet…nuk zune vend,
Midis heshtimit te hedh hap tjeter, te futem neper mjergulla,
Te le pas gjurmet… Por nje kandil shprese t’a var ne nje shkemb.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.