UJK! nga Agim Bajrami

Agim Bajrami

UJK!

Dera u mbyll
Tani pres te me mbyllen dhe dritaret
I vetem bredh si ujk ne pyll
S’me ngushellojne me ,as cigaret

Ngado vec heshtje ,makth i ngrire
As dhe nje fjale dhe nje ze
Ti je diku ,une e di mire
Por s’do te shfaqesh , he per he

Ndofta je shkrire tek kjo gjethnaje
A tek ky pyll ku gje s’dallon
Pa asnje peng ,dhe ndjenje faji
Dhe duart capkenrisht ferkon

Se ti s’ben dot pa lojra ikjesh
( Gjithe ikjet ti i ke ne gen )
Sa here me veten ze merzitesh
A dicka tjeter ste pelqen

Vetveten befas kthen ne ere
Dhe zhdukesh lehtas pa adrese
Gjersa inati te te bjere
Dhe syte te te vishen me pendese

Dhe vjen papritur pakujtuar
Gjithmone me ty keshtu ka ngjare )
Me nje mister ne syte e zgjuar
Dhe flake prej tipi lozonjar

Se kurre ne mend ty s’te ka shkuar
Qe malli ben punen e vet
Prej tij ne trung une do jem shnderruar
Pa dege ,te blerta dhe pa flete

Tani qe dera krejt u mbyll
Dhe zeri yt s’ndihet askund
I vetem bredh si ujk ne pyll
Dhe ulerij sa mund ,sa mund …

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.