UNË DI TË HESHT nga Bruna Gjoni Pervathi

Bruna Gjoni Prevathi

UNË DI TË HESHT

Unë di tē hesht …
Di të kafshoj me buzē lotët..
Di të flirtoj me orët e natês që qajnë nê shi
Di..të puth mêngjeset e plagosura

Unē di të hesht..
Mësova të hesht nga vdekja e fjalëve…
(A vdesin fjalët)
Di të hesht më shumë se perëndimi yt…
Di të vallêzoj me zogjt..Valsin e shpresës…

Unë di të hesht…
Edhe pse di …se vetëm të vdekurit heshtin.
Di të eci mbi ura të frikshme…
Di të shoh përtej xhamave të shpirtrave të hutuar…

Unë di të hesht…
Di…
Por të urrej nuk dua të di…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.