UNË PO IKI nga Bajram Torba

Bajram Torba

1.
UNË PO IKI

Marr kupen e vjeter e te rende,
Qe tim eti ia la gjyshi im,
E kap tek qafa e trashe dhe e zgjas.
– Me jepni te pi!
– Kam etje, dreqi ta marre!
E dhimbjet i ndrydh…

Mos qeshni!
Me hidhni akoma, serish o te ngrate!
Po s’piva nje voz te tere!
E mandej te hedh ne koke nje carcaf,
E te iki.
Te iki e askush te me shohe neper nate.

Po iki,
Po largohem nga ky vend i shuar,
Te rri…?! Eshte e kote,
Nuk kam me c’te jap,
S’me ngelet, vecse te qesh me kete bote.
O brez i mallkuar, qe s’dini gje tjeter,
Vecse te derdhni lote.

Po nena ime atje larg,
Me berrylat mbi parvazet e drunjta,
Cfar mendon valle?
Se si me sheh,
Permallshem, dhembshurisht,
E dyndet ne lote.
Pres bekimin te me jape,
Bekimin qe s’ma dha kjo toke.

Ah, kjo vater jeteshuar!
Qe vec llampa te shuara ka,
Nje kembane e vaket bie,
Si per te me zgjuar.
Por eshte vone, rrugen marr me nge…

Portat jane te kycura,
Edhe pse ne qiell endet nje oxhak I thare,
Qe me ben te ulerij,
Qe me ben te marre.

– Me jepni te pi!
Te kujtoj eterit e hedhur tej,
– He pra, mbusheni!
Te harroj hienat, qe sillen rreth nesh,
Cakenjte te harroj,
Qe tallen dhe shqyejne vendin tim,
Ndaj, me jepni te pi!
Te fluturoj e qiellin te prek.

Mos me merrni per te dehur,
O te shuar!
Te dehur jeni ju,
(Qe vasalet e botes u bete,
Une vetem gjokse trimash kam per te pikturuar.)
Ju te dehurit,
Qe blete nje kolltuk sa qimet e kokes,
Ne kete bote te piste,
E vec menxyra mbollet.

Une po iki !
Po ku?!
Ku dreqin ta fus kete koke te marre?
Ndaj… me jepni te pi!
T’a mbush kupen e vjeter plot,
Por kurre nuk do me shihni,
Qe te qurravitem,
Te hiqem zvarre,
Apo te derdh lote.

Une po iki…!
Por jo shume larg…
Me syte prapa jam,
Te shoh si si dielli nje dite t’ju vrase,
Se si te ligaviteni,
T’ju shoh nje dite,
Si do hiqeni zvarre…

2.
O NJERI!

Me shtriu doren e plakur e te rrudhur,
Zeri i tij me erdhi si melodi, nga lutja,
– Me jep dicka! Zoti t’rujt!
Ndersa fytyra ime, nga dhimbja u brazdua.

Ne fillim i dhashe nje cigare e ia ndeza,
Buzet mbi mjekren e parruar te dridhen pashe.
Kapelen e zhubrosur ne koke, ia preka,
Nje pike loti, ne shpinen e dores me kish ra.

Mbi flake i shkelqyen syte e perlotur,
Nga miresia ime ndoshta, a nuk e di,
Doren futa ne xhep, te nxjerr portofolin,
– Nuk dua asgje,- me tha,- me dhe dashuri.

E c’mund te bej me shume per ty o njeri?
Qe jeta te dhuroi kete fat te mjere?
I pafuqishem ndjehem po aq sa dhe ti,
Te ndrroj stinet, a te permbys dhene…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.