UNË S’DO TË PROTESTOJ MË…
Do t’ju duket çudi ndoshta, por vendosa t’ju them ca gjëra. Ca gjëra shkurt dhe pa “make Up” .
Unë s’do protestoj më për shitjen e detit.
S’do protestoj për ardhjen e mbeturinave.
S’do protestoj për ardhjen e armëve kimike.
S’do protestoj për përdhosjen e Kombit.
S’do protestoj për taksat e larta.
S’do protestoj as për “shtypjen ” e studenteve.
S’do protestoj më as për vjedhjen në faturat e ujit.
S’do protestoj për dritat me fatura të mbingarkuara.
S’do protestoj as për kërcënimet e kur..ave politike .
Por, për të protestuar për shendetin e çdo njeriu që derxhet spitaleve do ta bëj.
Do protestoj për bluzat e bardha që kërkojnë para.
Do protestoj për çdokënd që vuan si im Bir .
Do protestoj madje edhe me jetë për çdo frymë njerëzore.
Shkurt: do protestoj për çdokënd që vuan. Kjo jovetem se vuan dhe ju mohua e drejta e sherimit të djalit tim. Por se mbrojta e jetës është mbi gjithçka.