UNË TË KRIJOJ TY nga Skender Rusi

Skender Rusi

UNË TË KRIJOJ TY

Edhe kur më mungon unë të krijoj
Të çoj atje ku ti kurrë s’ humb,,
Rrugët i mbaj në krahë
Që të mos i lodh,
Zjarre unë ndez ku të mund!

Ti gjurmë lë ngado që shkon,
Unë eci nëpër to
E ty të marr me vete,
Njërin sup e kam për kokën tënde
Dhe supin tjetër për ty ku të mbështetesh!

Sa pak njrëz që kanë mbetur,
U shpërndanë të gjithë nëpër kontinente,
Shqipëria është më parë këtu
E pastaj ku ka oqeanë edhe dete!

Sa pak dashuri që na ka mbetur,
S’kemi se ç’t’i japim asnjë tjetre,
JU që ikni larg keni për ta gjetur,
Pas një viti apo një mijë vjetëve!

ÇUDITËRISHT

Ne thithim ajër
Pimë ajër,
Nxjerë nga fryma
E njeri-tjetrit,
Ndaj duhet të quhemi
“Të dashur”Jo unë e ti
Por gjithë njerëzit!!
Lindëm nga puthje
Që nuk i pamë,
(Puthjet i japin jetë
Planetit)
Ne thithim ajër,
Pimë ajër,
Dhe prapë nga fryma
E njeri-tjetrit!
Jemi të lidhur
Me meridianë,
(Të lirë janë vetëm
Të vdekurit!)
Dhe thithim ajër,
Pime ajer
Dhe veç nga fryma e njeri-tjetrit!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.