VAJTOJCË DRENICE nga Leonora Buçinca

Leonora Buçinca

VAJTOJCË DRENICE

Mjera unë për ty o bir 
qē vdeka pa ta këndue 
këngën e kreshnikëve 
ajo këngē buroi 
nga krojet e Drenicës sime 
n’ato kroje u freskova 
n’ato kroje i pastrova plagët 
hoxhë, prift e xhemat ishin malet e shkrepat

Mjera unë për ty o bir 
mjerë shokët që i pate 
mjerë Drenica që po vdes 
për lirin e tyre

Ah, bre bir 
vdeka pa ta kēndue 
këngēn e zemrës 
ajo kēngë buroi nga gjaku i damarëve 
të Azemit …Ademit

Mjerë ai që s’e dëgjoi zërin e kohës 
mjerë ai qē s’e ndjeu erën e tokës 
mjerë ai qē s’e ndjeu peshēn e varreve 
mjera unë, për ty, o bir 
që t’rrita e t’lashë pa emër

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.