VAJZA E NJË HËNE nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

DEJA E LULEVE

– K-

-Të kam vjedh një foto po e quaj ëndërr,
Të bëj, po çfarë? Unë si vjedhës i gjelbër?
-Në zarfin e gjethëve, me postën e vjeshtës
Ti hajdut i zemrës!- dhe ja tek rroku fshesën…

Ku të vi vërdallë? Thomëni si të fshihem?
Rrotull dhe ajo, e ndjeshme dhe e egër!
Edhe kaq e bukur, krejt si fryt i pjekur,
Bëj si bëj dhe bëj, i bëj foto tjetër.

-Kjo është kryengritje, hiqe foton time!
Dhe me zë në kënd, ma merr celularin,
Bëhet kaq e egër, por gufon kaq  ëmbël,
Për luftë dhe kafe, krejt si fryt i dashur.

-Sot ne posten tënde të kam vënë një letër…
Ajo sheh tërë fotot, tërë fotot e vjeshtës…
Në duart e mia zë e mbështet fshesën
Përsërit tre herë: -Ti kusar i çmendur!

Përsëris tre herë: -Ti s’gjendesh gjithkund.
Ajo tre, me gisht : -Ti s’je kurrkund.
-Ti je në foton tënde që ta vodha unë.
-Ti në mollën tënde, që ta fsheha unë.

Ajo: -Kjo është kryengritje, hiqe foton time!
-Paskam pas një mollë? … do ta ndajmë bashkë.
Në zarfin e vjeshtës, me erën e pjekjes
Dy kafe të pira atje në banak…

VAJZA E NJË HËNE

-L-

Kur bie mjegulla dhe këtu mbyllen dritaret,
Këtu dritaret mbyllën shpejt që në vjeshtë,
Kujtoj shpesh atë dritare ku ti mëdysheshe,
Ndërsa doja të të jepja të parën vjershë.

Tani tek unë ka vjeshtë dhe kujtime,
Midis tyre si mund të mungosh ti?
Si mund të mungosh ti që në lulet e para,
Ti ishe e para lule,vajzë dhe poezi.

E dija qe ti rrije pas perdesh në medyshje,
Në dhomën e mbushur me dritë dhe sende të thatë.
Unë guhatja duart me frymë pas bajamës,
Ti brënda dritarës, unë jashtë në natë.

Kam qenë hut i hutuar, i lumtur pas teje,
I bindur se kushdo tjetër ashtu do ish.
Më kujtohet atëherë se dhe bora ish krejt e hutuar,
Ne djemtë për ty, të hutuar qemë të gjithë…

Më kujtohet kur të thashë natën e mirë dhe ika,
Besoj dhe të tjerët kështu kanë bërë, vetëm kaq.
Bëra për ikje, por prita atje ku ty tu luta të vije,
Ti rrije pas dritares, unë të prita përjashtë.

Dritaret këtu mbyllen shpejt që në vjeshtë,
Po mua për ty më zë malli të të lutëm prapë;
Ndonjëherë më bëhet sikur të presë pëjashtë,
Dhe psee di se është ëndërr dhe ti je larg.

ATJE KU NE PO NISESHIM…

Kur te vish mos trokit në portë,
Porta është hapur se nuk ka shtëpi.
Kur të vish porta për ty do shtëpi,
Kur të vish në portën pa shtëpi.

Mos më përcill më tepër nga lumi.
Më tepër nga kjo orë mos dil.
E ëmbla ti që do të vish me mua.
Dhe për shtëpi je kaq e mirë.

Do vish me mua te derdhemi tek lumi?
Kjo botë shtëpi është dhe lumë e gjithë.
Pastaj shtrihen detet, pastaj oqeanet, thoshin…
Ndaj që andej ne u nisem vetëm me pakëz kripë…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.