VAJZE E BUKUR nga Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu

VAJZE E BUKUR

bora e bardhe ,e bardhe pas xhamave,
ne kafe “Tirana” hyre,
ti e rralla si debora
qe ne Tirane bie.

Vajze e bukur,si vajze e dashuruar,
qofsh e dashuruar dhe prej meje,
prej syrit tend
lulezojne dhe sendet.

Ekspresi gjallerohet
e gjthcka behet sy.

Ne tavolinen e fundit
dy pleqve kafja po u ftohet.
Te shikojne ty.

NJË PYETJE QË DUHET BËRË 

Mëngjes. Mesditë. Mbrëmja tretet…
nga kalendari fleta ra.
Shkoi edhe një ditë; unë pyes vetveten:
“ditës ç’i dhe e çfar të dha?”

Një ditë shkoi. Pas saj vjen tjetra,
ti mbjell një pemë, një gur ti vë;
Nga guri, ja, u ngrit ndërtesa,
dhe pema pyll i madh u bë!

Koha vrapon. Vrapon si lumë;
nga kalendari fleta ra.
Vetvetes pyetjen i bëj unë:
“Ditës ç’i dhe e çfarë të dha ?”

KU PO SHKON 

As te gjalle
as te vdekur s’ju presin.
Endrra e juaj e pare dritheron
si nje yll i pafat neper mjegull.

Klithin brigjet,
shpirtrat tuaj si shpende te plagosur vertiten.
Nga dhembja drejt dhembjes si dhembje shtegtoni.

UDHËTIMET E MIA 

Do ta shaloj renë
të shkoj mbi malet e mia,
po deshën shi, t’u derdh pika lotësh.

Do ta shaloj kalin
të ndiej shijen e erës
kur dashuria më pret.

Do ta shaloj lumin
të më çojë në det,
të mbaj mbi vete anijet.

Do ta shaloj pemën
mos pikëllohet pa zogjtë,
rrënjët t’i ngulen më thellë në tokë.

Do ta shaloj ëdrrën
pa yzengji dhe pa fre,
të më çojë tek e nesërmja.

Do ta shaloj këngën,
zot i saj, rob i saj, – t’i këndoj
lëvizjes dhe nga pika e vdekur.

EMIGRANTËT 

Iku dhembja thane,
Iku llumi,
llumi ne fund te filxahnit,
Dhe fjala mori dhene….

Po kafene, kush e piu kafene?

VIOLINA E VARUR 

Prej vitesh varur ne vitrine

Dhe tela s’ka
Dhe celesa s’ka
As ura

As zhvarje
As zgjim

Nje merimange brenda saj
DitËe -e -natË
Mbyt tinguj.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.