VARREZAT E ANIJEVE TË MBYTURA
Shëtisim me katamaran në gjiret joniane,
në kërkim të varezave të anijeve antike të mbytura.
Rrëshqasim mbi ekspozenë e ujrave të xhamta të këtij
muzeu kohrash, mbi amforat, spirancat
patavrat e anijeve të luftës, anijeve tregëtare të
ngarkuara me tjegulla, që shfaqen përmes një
vegjetacionit të dendur jonian.
Peshq të thellësive hyjnë e dalin në ambientet e këtij
muzeu si ca rojtarë të heshtur,
ku lundrojmë mbi dëshmitë e betejave të lashta detare.
Shpesët e detit, pulëbardhat, këlthasin pasthirrmat e
ushtarëve,
dhe përsëritin britmat e tyre, duke u vërtitur sipër nesh.
Hapësira e pamatë e detit në perëndim të diellit përsërit
flakët, hirin, tymin dhe mirazhet e anijeve që zhyten në thellësitë
e ujrave. Zëri i Cezarit hepohet mbi
valë duke ndjekur Pompeun.
Guiskardi, Bohemundi bredhin me flotat e tyre në këto
gjire. Dikush
e humb flotën nga shtrëngatat. Një tjetër e fundos vet për
të mos e patur mendjen te kthimi.
Shpalosim velat në këto rrugëtime mbi Detin Jon. Shfaqemi
në gjirin para Butrintit, para Onhezmit, Porto
Palermos, Palasës
dhe katamarani ndal në Gramata,
ku dikur strehoheshin anijet për t’i shpëtuar furisë së
Poseidonit.
Monument i gurtë i memorjes
i ngitur thikë mbi humnerat e egërsuara,
me shënimet e udhëtarëve të mëdhenj të gdhëndura në
murin e historisë,
me lutjet kushtuar perëndive,
me thirrjet,
me agoninë e lundërtarëve të rrezikuar,
që ndjehen të vegjël para natyrës
dhe pendohen për mëkatet.
Prekim me dorë shenjat,
adresat e lëna
bashkë me ankthin e tyre
për të mbijetuar.
Prekim emrat e Pompeut, të Dolabelës,
të Mark Antonit,
të konsullit Tit Statit Tauri
në këtë enciklopedi të udhëkryqeve mesdhetare,
për të dëshmuar se janë të vdekshëm.
Duke udhëtuar për në Francë, këtu u tulat
për t’u mbrojtur nga stuhia
perandori i Bizantit Joani V Paleologu.
Dhe katamarani lundron në skajet e kohrave,
duke shtyrë ca valë indiferente për të shkuarën.
01.02.2014