VDEKJA E POETES  nga Agim Bajrami

Agim Bajrami

VDEKJA E POETES

Renkon nje karro ne te qare
Dhe dridhet nga merzia 
Dy vete po cojne nje vajze ne varr
E ema dhe hafija

Mbi balle i ftoh nje diell i vrare
Me urdher nga partia
Dy vete po cojne nje vajze ne varr
E ema dhe hafija

Qyteti mbyllet ne sirtar
I ngrire nga lemerija
Dy vete po cojne nje vajze ne varr
E ema dhe hafija

Saturni shfryn e mbjell llahtare
Ne udhe rrjedh cmendurija
Dy vete po cojne nje vajze ne varr
E ema dhe hafija

Por dheu s’hapet qe ta marre
Ka ngrire nga bukurija
Dy vete po cojne lule mbi varr
E ema dhe Lirija.

-Kujtimit te poeteshes Drita Como, bijës së Liri Belishoves
ish fqinjës sime në qytetin e Cerrikut

POST VALENTIN I FRIKSUAR

Ti më do, por ke frikë
Këtë gjë përherë e kam kuptuar
Ndonëse këmbëngul të mbetem mik
Dhe gjen një shkak, për t’u larguar.

Ti vdes për mua, s’diskutohet
Dhe pse çdo çast tët shoq përmend
Antena ime, kurrë s’gabohet
(Ti këto s’i thua me gjithë mend).

Sepse, sepse ka disa gjëra
Që ti nuk mund t’i fshehësh dot
P.sh, zemra prush e tëra
Tek unë vjen shpesh të derdhë
ca lotë.

Ose kur ndodh mos t’më përgjigjesh
Apo, më flet, të të lë rehat
Nga zjarri i fajit, vetë digjesh
Dhe shan vetveten nëpër natë.

Me ankth pret ditën të zbardhojë
Sërish të më thuash mirëmëngjes
Me fjalë të ngjyera me drojë
Dhe sigurisht, me pak pendesë.

Se unë jam ti dhe ti je unë
Kjo është si një e një bëjnë dy
Përndryshe, deti ngre furtunë
Dhe qielli krejt do kthehej gri.

PAMUNDËSI

S’mund ta vizitoj kete dite , pa qene ti brenda saj
Se prek dot penelin me duar
Do me dilte e dimert dhe pse eshte fund maj
Dhe tmerresisht e trishtuar

Peisazhi proteste do te bente ne cast
Dhe do ma thosh ne fytyre
Se ti je per te detaj mbi detaj
Imazh dhe ngjyre

S’me duket normale kjo dite pa te folur
Dhe fjalet e tua mos ndjej
Celulari si rere ne dore do shkermoqej
Ose larg qofte ,mund te me shpertheje

Gjithcka do te kthehej e verdhe prej merzije
Nen hapat qe pluhur shperndajne
Nese sdegjon me asnje fjale dashurije
Do te thote se e ke vdekjen prane

S”mund ta shkel me kete udhe , krejt i vetem
Vetmija eshte barre e veshtire
Se dhimbja per ty do ma nxinte dhe shpretken
Dhe s’do ndihesha mire

S’mund te marr fryme kete cast kur ti s’je
Te kam thene qe ne mbajme nje mushkeri
Te vetmuar jane vec anonimet e mjere
Jo ne qe cdo cast jemi dy.

MOS U HABIT

Mos u habit , qe kam rene ne dashuri me ty
Cilesorin e dashur , e vendos para emrit tend
Kjo do te thote , qe ti je e kunderta e ketij ajri gri
Dhe nje bukuri qe te cmend

Mos u habit qe ngado shikoj vec lule
Edhe aty ku dikush , sheh nje mal me beton
Kjo do te thote qe ti je nje stine e padukshme
Qe jo cdo sy e shikon

Mos u habit qe 24 here ne 24 ore
Mendimet per ty me brejne pambarim.
Kjo do te thote , qe une jam pacient dashuror
Qe kam nevoje per sherim

Mos u habit qe sa here s’marr dot fryme
Gjithe thirrjet per ndihme drejt teje i nis
Kjo do te thote , qe ti je ajri im
Dhe nje pjese e mushkerise

Mos u habit qe sa here nis vonohesh
Voneses filloj ti bertas
Kjo do te thote , qe ti je ora e kohes
Dhe une nje akrep qe vjen pas

Mos u cudit qe sa here qendrojme afer
Ne gjoks ndjej dy zemra qe rrahin njesoj
Kjo do te thote ,qe ti je qielli i kalter
Dhe une dy krahe zogu , qe tek ty fluturoj.

NDONJËHERË

Ndonjehere me ndodhin disa gjera te cuditshme
Bie ne dashuri me lulet dhe nuk u shkoj ne takim
E kam pyetur vetveten por s kam marre pergjigje
C’eshte ky zakoni im ?

Mos valle kam nisur ti ngjaj eres ?
(Gjithmone e kisha kete dyshim )
Edhe ajo puthet ca caste me deget e pemeve
Dhe iken , zhduket pa rikthim

S’do desha kurre keshtu te ishte
(Cdo puthje ere eshte fatale )
Une kam nje zemer kaq te ndjeshme
Dhe s’mund te shkund as dy petale

Prandaj dhe s ‘vete ne takime
Dhe bej sikur harroj vertete
Nje lule eshte vete pafajsia
Nje lule eshte nje vajze qe s’flet

Ndonjehere me ndodhin ca gjera te
cuditshme
Dashurohem me lulet , por gjithmone
u rri larg
Te gjithe dashurite mbajne aromat e tyre
Dhe aroma te tilla , jo kushdo i ka hak.

PIKTURË QIELLI PA SHI

U zhduk pa ndjerë edhe ky shi
S’më tha se ku është nisur
Krejt bosh më ngjan qielli tani 
Dhe paksa më i ngrysur

Hutuar krejt më ngjajnë dhe zogjtë
Tek shfaqen befas nga një cep
I tremb dhe ta kjo erë e ftohtë
Dhe një pickim në krahë ju jep

Më mbeti kafja pa e pirë
Absurd më ngjan ky cast vërtet
Këtë peisazh gjysëm të ngrirë
E shkrin vec shiu që troket

Sa qejf do kisha kësaj dite
N’intimitet me të të flas
Unë i pelqej pikat që bien
Dhe akustikën që lënë pas

Pranë tyre sdi pse e ndjej veten
Si spektator ne nje koncert
Mua më deh cdo lloj muzike
Por kjo e tij më shkrin vërtet

U zhduk pa ardhur mirë ky shi
( S’më tha se për ku është nisur ?)
Krejt bosh më ngjan dita tani
Dhe unë ,krejt i braktisur !

GRUA PREJ FLAKËSH

( Nga cikli i lirikave te prillit )

Kjo grua floke ari
Perdite ndez dy qirinj
Nje e le ne dritare
Dhe nje e fut ne gjinj

Pa patur frike nga zjarri
Dhe flaket qe shperthejne
Ajo eshte grua flirtesh
Dhe djegjet i “pelqejne “

Cdo sy i ndezur burri
E ngre si pende mbi toke
Ndaj rend ta beje per vete
Sa here i shkrep ne koke

Si behet vone nga fqinjet
Dhe as nga vetja vet
Dashnore e cdo prilli
Dhe zemrash ngjyre det

E bere nje trup me zjarrin
Dhe thirrjet e mekatit
Ajo vec me dy fjale
I con te gjithe prane shtratit

Kush shkoi me te njehere
Dhe perseri su josh ?
Ajo ska rrudha vitesh
Ne trute e saj ska moshe

Askush sja fik dot flaket
Dhe dridhjet nen fustan
Benzina edhe shkrepsja
Me njera tjetren prane

Kjo grua floke arte
Me dy qirinj ne duar
Njehere dhe djalli vete
Prej saj e ka pesuar.

LIRIKË E KEQTRAJTUAR

Ç’të them? Ti kështu je prerë
Skam lindur unë që të të ndreq
Njëherë je fllad ,dhe dy herë erë
Ndaj çdo humor në çast ma heq

Ç’të bëj ? Ti s’ndërron kaq lehtë
Unë formën tënde s’mund ta ndërroj
Njëher pranverë dhe dy herë
Dhe asnjë dite s’ndihesh njësoj

Ç’të flas ? S’të sqaroj dot
Ti për një fjalë shpërthen në çast
Ashtu si eshka që ndez kot
Dhe djeg dhe vetën me atë rast

Ç’të them ? Ndofta u nguta
Unë sytë e tu si pash aq mirë
Ne labirint veten e futa
Dhe tashme dalja është vështirë

Ç’të bëj ? Ti je larguar
Dy veshët i ke zëne me dyllë
Ndaj s’kam ndërmend për të kërkuar
S’do pyes për ty më në asnjë yll

Ç’të them ? Ne s’ngjasim fare
S’u poqëm dot në asnjë pikë
Ç’më mbetet veç të mbyll dritarët
Dhe nga kujtimet vrap do të ik’ .

FLUTUR

Leviz rreth meje papushuar
Dy krahet e bukur ze perplas
Krijese prej qiejsh vizatuar
S’ja fsheh vetvetes gjithe kete gaz

Dhe pak do zbrese nata vjeshtore
Por ty per kete s’te behet vone
Ende si njeh rrjetat mortore
Dhe merimangen qe pergjon

Ajo ka kohe qe s’ti heq syte
Po pret nga ty vec nje gabim
Si nje kafshate te te gelltite
Ti je per te nje vakt ushqim

Me dhimbsesh shume insekt i dobet
Qe fatin tend e kujton loje
Fund -tmerri yt eshte ceshtje kohe
Dhe une s’jam zot te ta ndryshoj

Ne kete bote ku vriten njerez
Qytete e fshatra pa ngurrim
Ti askerkujt si ngjall kureshtje
Vrasja e nje fluture ,s’quhet krim

Te flas dhe syte me lengezojne
Dhe ne “dikushi “na pergjon
Ndonese nga pamja nuk ngjasojme
Jemi dy te njejte ,se kupton ?

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.