VËLLAI IM nga Qazim Muska

Qazim Muska

VËLLAI IM

Ndosht ike aq shpejt,
Që përherë të mbeteshe i bukur dhe i ri
Si një statujë…
Si perendi…!

Por ne do te te urojme cdo vit ne diten tende te lindjes!
Sepse gjithmone je mes nesh!
Vëllai im !

LAMTUMIRA

Ajo humbi
Rrugicës së ndriçuar zbehtë prej Hënës.

Porta e drunjtë,
Si kapak i madh sarkofagu,
E përpiu të tërën
Me një kërcitje funebre,
Që përcaktonte fundin pa lavdi
Të një epoke.

Spiralet e lamtumirës
Zgjateshin deri në fund të rrugës
Ku përcillja procesionin e zymtë
Në heshtjen e madhe,
Që sundonte e vriste gjithçka.

Ajo humbi
Në rrugicën me gurët e lëmuar nga koha

S’ERDHE

Ti nuk erdhe
Dhe qielli pikon vetmi.

Asgjë s’pipëtin!

Ti s’erdhe.
Dhe pritja u bë pishtar
Në sytë e mi.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.