VËRSHIME KUTIMESH nga Anejla Lako

Anejla Lako

VËRSHIME KUTIMESH

Nata ka lëshuar errësirën e saj
Rrezja e hënës në dritare bie
Dëgjoj zhurmën e erës larg larg
Është një mesnatë e trazuar
Me shi dhe era që fishkëllen
Dhe vijnë kujtimet si lumenj të rrembyer
Në mendjen time.

I mblodha kujtimet si gjethet e vjeshtës
Që mbulohen nga shiu
I gjeta fjalët…
Me erën e maleve i cova larg.
Ëndrra vjen ulet në shpirtin tim
Rrahjet e zemrës
Prishin qetësin e natës
Malli për ty jeton me mua.

Ndjenja prek dashurinë mureve të vetmisë
Dhe shpirti lodhet nga nostalgjia
Hija e pikëllimit futet në derën e shpresës
Dhe dua një fjalë të bukur sonte
Të më qetësoj ëndrrat
Shpirtin të ma ledhatoj
Dhe zemra mos të dridhet nga malli.

Eja këtë natë nisu me erën
Më largo nga kjo vetmi
Ti mi di dëshirat dhe unë do të pres
Si dita që pret rrezen e diellit
Me vesën e mëngjesit të largoj ëndrrat
Ja kështu
Do te pres pa asnjë fjalë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.