VETËM TË VISH
Un mirë e di si ja bën për të jetuar
atë që di bëje duhet vetëm të vish
mungon jam nga jeta i përjashtuar
eja të vdes prap në buzë qershish
PANDOFLAT E VARGUT
Prirja jote dallg rëmujë emocionesh
shumë ka të bëjë me dashurin arti
t’kujtoj diçka kur ishe fëmi mos qesh
pandoflat e vargut vishje sëprapthi
DËSHMI E NJOHJES
Hije e lehtë më fle poshtë gushës
dëshmia e njohjes tonë dashurore
m’magjeps largimit i vetëm rrugës
ikën-vdes, nuk të desha dashnore
KUSH HUMBI POETIN
Qëllomëni ju pasi të më keni dëgjuar
librat mos mi digjni se do bëni mëkat
jeta nuk m’asht mërzitur kurbetëruar
kush humbi poetin shpirtit ngeli sakat
SHIKOJ FSHEHURAZI FOTOGRAFITË
Duhet t’ket lidhje patjetër me ty malli
sedi se çfarë por ngeli kotkë n’mistikë
e bëj a më bën vargu lot për së gjalli
as herë i shikoj fshehurazi fotografitë
DO TË VISH
Mungesa ti je me t’verdha veshur
shikimin e humb diku se di as vetë
dielli i një jete për shtëpi ri fshehur
do vish nga prallat si çdo e vërtetë
XHOI MOS TROKIT
Mos trokit në zemrën time Xhoi
nuk ka ngelur asgjë midis nesh
çdo gjë e pabes ty nuk të kuptoi
n’mosh vajza ime ti mund t’jesh
NJERIU VULGAR
Nëse do të kishte pasur pak cipë
si mashkull koti mëndjes pakicore
foli aq keq i përzën nga dashuritë
plerë e brraktisur dehet n’pijetore
PËR TY JA VLEN TË VUASH
Në puthjet e tua mbretërroftë epshi
errësir e mëndjes pengohet e vdes
kush përkrahu ne na pa buzëqeshi
u largua pa na thënë ”mirmëngjes”
çarçafë dëbore ma mbulonin trupin
rrethi i jetës vinte duke u ngushtuar
thika në trup t’mpirë po më ngulnin
gjallë me ty ngela prap i dashuruar
ti erdhe tek mua që të buzëqeshësh
nënkuptohet që si shpirt shum t’dua
nëse pëlqen s’asht si të përqeshësh
mbamë fëmi mos më humbësh mua
përpiqen të lëvis pak gishtat e dorës
t’shkruaj varg përhumbur përpjekjes
për ty më kan ngelur agrepat e orës
syrit tënd i them mirse t’vish ndekjes
në vallzime dallëndyshesh ik vargu
për mua ke mbetur m’shum se malli
si drita e diellit që vjen për së largu
m’thot për ty ja vlen të vuash s’gjalli