VETËM TI… nga Dhimiter Canga

Dhimiter Canga

VETËM TI…

Vetëm ti do të më jepje
e vërteta ime,
krahë të fluturoja
Vetëm ti do më thoshe
padrejtësitë do të shkelmoja.

Vetëm ti do me thoshe,
për ëndrra të shpresoja;
Ndyrësitë e interesave ,
do të gjeja t`i pastroja.

Vetëm ti do më thoshe
që botën do të ndryshoja
dhe se jam i vetmi ilaç,
që plagët t`i shëroja.

ΜΟΝΟ ΕΣΥ…

Μόνο εσύ θα μου έδινες
αλήθεια μου,
φτερά γιά να πετάξω
Μονο εσύ θα μου έλεγες
τον κόσμο εγώ θα φτιάξω.

Μόνο εσύ θα μου έλεγες
για όνειρα να ελπίσω
των συμφερόντων τη βρωμιά,
θα βρω να καθαρίσω.

Μόνο εσύ θα μου έλεγες
είμαι η πανίσχυρη λύση
του κόσμου το μόνο φάρμακο,
που τις πληγές θα του κλείσει.

BREZAT, HISTORIA LE TË MË GJYKOJNË
(E vërteta e mesazhit që dëgjohet në popull)

Më vini në balancë
më thotë koha
Më peshoni e më gjykoni;
bëni bilancin nga anon shumica
Pranoj gabimet e mia.

Sinqeriteti im më thotë
se u përpoqa për solidaritet,
dashuri e vëllazëri të njerëzve
Ju bashkova në një pa dallim
feje ,krahine ideje.
Zhduka analfabetizmin,
injorancën e baltës
nga thellësia e shekujve.

I vura fre malaries, mushkonjave ,
këtë varrmihës të jetës.
Thava moçalet ,kënetat
e vura bujqësinë në baza të shëndosha
Hodha disa baza për industri
Ngrita hidrocentrale gjigante,
hekurudha, elektrifikova
dhe në cepin më të fundit vendin
Forcova mbrojtjen
me duart e djersën tuaj
pa një borxh.
ju pyes pse gjithë ai shkatërrim,
në emër të kujt, djersën tuaj
të kaq dekadave ,pse?

Vura në shina njerëzit
i bëra ata njerëz të dashurojnë
jo me interes, por me shpirt,
zemër e gjak.
Të dashurohet veriu me jugun
lindja me perëndimin pa dallim
feje, por me bazë njeriun ,ndjenjën
s` lashë paranë të bëj ligjin
të lidh kontrata martese
s`lashë hapësirë të shes
trupin njeriu ,të drogohet
e të martohet rinia me pleqërinë
për pasuri.

S`mora borxhe
u poqa me dhjamin tim
S`lashë ligjin ta marr
nëpër këmbë asnjëri .
ishte gur themeli për drejtësinë
U bë varrmihësi i gënjeshtrës
i intrigës ,hajdutërisë
Vura qetësinë që duhet
të këtë një shoqëri, një popull
të jetoj normalisht
Më gjykoni a veprova drejt.

I mora të varfëritë ,
për aftësitë e talentin
pavarësisht kombësisë, fesë
i ngjita në majat me të larta
të qeverisjes së vendit.

Gabova e di me luftën e klasave,
me mbylljen me botën ,me pluralizmin
me fjalën e lirë, me të drejtën e besimit
me ekonominë e tregut etj.
Sa kisha fuqi u përpoqa,
mund të kisha bërë më shumë
Brezat, historia le të më gjykojnë
më thoshte koha.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.