VIRGIL CARIANOPOL nga Agim Mato

Agim Mato

VIRGIL CARIANOPOL
Rumani (1908-1984)

KUSH MË THIRRI

Kush më thirri
kur po pastroja flautin tim nga këngët?

Kush më njohu
kur në shpirt më kalbeshin dashuritë?

Kush më mbajti krahët
kur mëngjeset zvarriteshin në shtëpi si rrugore?

Kush pyeti për mua
kur përpiqesha të hyja përsëri në rrugën time si bagëtia
nga kullota?

Kush më përkëdheli
kur heshtja m’u rrit në ballë si myshk?

Oh, detet e varura në bashe anijesh,
shkretëtirat që bien në gjumë me oaze në qafë.

Mik, a ke zemër?
Ta ka pyetur dikush zemrën?

Kush do të ti lajë rrobat nga pagjumësia
kur duart nuk zgjaten më drejt ëndrrës?

Shqipëroi Agim Mato

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.