ZËRAT E PENDIMIT nga Pajtim xhelo

Pajtim Xhelo

ZËRAT E PENDIMIT

Dikur zbret nje cast ku veten nuk e ndjen,
Ke braktisur egoizmin,kopshtin e saj,
Nje Eden i ri,i zbehte,i qete po te pelqen,
Per te tjeret do jetosh tani ne kete skaj.
Ke gabuar,ke falur, ke urryer,ke dashuruar,
Ke rrembyer gjithcka ke dashur vet,
Tani nxito,vrapo qe akoma pa harruar,
Jepu nga vetja te tjereve ate qe u perket!
Do t’i degjosh shpesh zerat e pendimit,
Zerat e shpirtrave qe lenduam pa te drejte,,
Ishim te rinj dhe thelle nuk mendonim,
Se e shkurter eshte jeta, dhe ecen shpejte.
Si nuk e ndjeme,sa shume u vonuam,
Me te tjere njerez,ne jete te tjera na ndane,
U lodhem, dashuruam,mekatuam,
Shpirtrat qe lenduam ne harrese u lane.
Si te gjithe mendonim se gjithmone rinia,
Do perbuzte kohen,do qendronte te ne,
S;gabuam ne, u nxitua pafajesia,
E moshes qe kaleronte neper re!
Sa shpirtra lenduam,ndoshta dhe i vrame,
Nxitonim,vraponim te verber si ere,
Rruge pa rruge,asnjehere nuk pame,
Dhe nuk degjuam asgje…Asnjehewre.
Jo,s’gabuam ne… Gaboi dashuria,
Qe sundonte cdo gje,kohe dhe kufi,
Kujtonte ajo se ndjenja,dashuria,
Ishte ajer i lire, te perkiste vetem ty!
Tani u motuam ,koha rend e rend si era,
Vrapon jeta,nxiton,ne e shohim me zili,
Gabimet,mekatet gelojne si pranvera,
Si dallge deti ngulmojne me furi.
O mik te shurdher,te verber s’jemi me une e ti,
Zeret e pendimit s’kalerojne me neper re,
Shih zhurmet e mekatit si vrapojne tani,
As koken nuk kthejne te na shohin ne!
Te tjeret na perkunden ne djepin e fatit,
Ne trenin e fundit, hipem vet per dreq.
U ngjitem e zbritem sa here monopatit,
Rruga e perbaltur na ka lodhur keq!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.